Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Pasi më helmuan në protestë, policia më terrorizon familjen (FOTOT)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili zbulon se ka marrë pjesë në protestën e opozitës më 16 shkurt ndërsa akuzon policinë se po i terrorizon familjen në mes të natës.

“Pasi e helmuan me gazra toksike qytetarin, narkopolicia terrorizon shtazerisht femijet dhe familjaret! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Nje rrefim trondites!”, komenton Berisha.

Qytetari tregon se ka ardhur nga Anglia për të protestuar. Por pas ka pësuar një helmim të rëndë gjatë protestës, tanimë policia i shkon në banesë nga ora 00:00-03:00, më qëllim për t’i arrestuar familjen.

“Përshëndetje miku im dhe i gjithë shqiptarëve, jam Halil Kabashi nga Hasi, me banim në Durrës. Erdha nga Londra me një qeëllim, për të larguar krimin që po vret shqiptarët çdo ditë.

Isha në gjendje të rëndë helmimi toksik nga armiku Rama, njëlloj si ai i Asadit në Siri dhe përveçse na helmoi, këta të pabesë po na bastisin familjet çdo natë nga ora 12 deri në orën 3 të mëngjesit duke bërë terror për të na arrestuar mua bashkë me vëllezërit dhe nipërit e mi. Të lutem shumë, nëse ka mundësi denoncoje këtë rast. Me shumë respekt Halil Kabashi Durrës”, thuhet në mesazhin e qytetarit i cili ka zbuluar edhe identitetin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *