Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Kushërira e Dakos presion stafit në bashki, ne na bllokon rrugën


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në Durrës, i cili akuzon një drejtuese në Bashkinë e Durrësit, se po ushtron presion ndaj stafit me mendim ndryshe.

Po ashtu sipas qytetarëve, zyrtarja me mbiemër Gagani dhe familjarët e saj kanë bllokuar rrugën banorëve.

“Gjushi është ligji! Kushëriri i parë i tij u bllokon rrugën banorëve. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! “, komenton Berisha.

Sipas denoncimit, bashkëshorti i drejtueses në bashki është i dënuar për trafrik droge në Itali, ka një fabrikë në Shkozet, u ka bllokuar rrugën qytetarëve të thjeshtë dhe është kushëri i Vangjush Dakos.

“Doja të denoncoja një shefe të bashkisë së Durrësit dhe një person i korruptuar që bën presion tek stafi bashkisë për mendimin ndryshe dhe e korruptuar deri në detaje. Pa firmën e kësaj zonjës nuk firmoset asgjë, bashkia ka ngel peng i familjes mafioze Gagani.

Burrin e ka trafikant i dënuar për trafik heroine në Modena të Italisë, ka fallsifikuar të gjitha letrat e fabrikës që ka burri vet në Shkozet me pronar Elton Gagani. Na ka marrë dhe bllokuar rrugën kryesore të plastikës, pasi këto njerëz në Durrës janë potencial kriminelash dhe ne s’kemi ky të ankohemi se nuk na presin këto të legalizimeve për pronën që na ka marrë vjedhurazi… as tatimet nuk i paguajnë për fabrikën e qeseve dhe që vazhdojnë prodhojnë qese jashtë standartit të miratuar nga qeveria këtyre hajdutëve. Familja Gagani janë kushërinj të parë të kryebashkiakut Vangjush Dako.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *