Templates by BIGtheme NET

“Gazetarët me maska në protestë”, Vokshi: Kur qeveria e pranon vetë se do hedhë gaz, s’ka demokraci

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar lidhur me lajmin se Garda e Republikës u ka bërë thirrje gazetarëve të raportojnë nesër nga protesta me maska, pasi do të sulmohen me gaz lotsjellës.

Vokshi shprehet e revoltuar se në një vend ku qeveria pranon vetë se do hedhë gaz që mund të helmojë gazetarët, nuk mund të flitet më për demokraci dhe media të lirë.

“Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve

Në atë vend ku qeveria pranon vetë se do hedhë gaz që mund të helmojë edhe gazetarët, nuk mund të flitet më për demokraci dhe media të lirë.

Në epokën digjitale, mjetet e punës së gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.

Nuk e di në cilin vend të lirë gazetarët pajisen dhe me kundragaz?!

Këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin është po vetëfundoset! #FreePress&StopCensors#Albania”, shkruan Vokshi.

Policia e shtetit po merr masat për mbarëvajtjen e protestës së nesërme dhe ka bërë me dije se rreth 1000-1200 forca policie do të angazhohen në terren dhe se shpërndarja e forcave të policisë, do të bëhet në mënyrë të ngjashme si në protestën e 16 shkurtit.

Punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja do jenë para protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Pranë godinës së Parlamentit do të jenë në gatishmëri edhe Garda e Republikës, e cila do të përdorë gaz lotsjellës.

Garda ka paralajmëruar gazetarët që do raportojnë nga terreni, të përdorin maska për t’u mbrojtur nga gazi. Po ashtu në gatishmëri do të vendosen edhe zjarrfikësit dhe ambulancat. Sakaq, të gjithë duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto