Kjo është letra e djegies së mandatit që do të firmosin deputetët demokratë. Nëpërmjet saj, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, deputetët do të japin dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit.
Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi sot unanimisht për të djegur mandatet parlamentare.
Lulzim Basha vendosi t’u propozonte strukturave të PD-së të dielën djegien e mandateve parlamentare. “Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë!”, tha në deklaratën e posaçme për mediet kryedemokrati Basha. “Nuk kemi përballë një parti politike por një bandë.”, theksoi Basha, duke shtuar se deri më tani kanë ndjekur të gjitha rrugët legjitime.
“Duhet një qeveri që përfaqëson popullin”, tha më tej kryedemokrati.
Opozita ka shkruar qartësisht se kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 4 kërkesat e opozitës janë: Zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, zgjedhje të lira dhe të ndershme, krijimi i klimës së besimit për Reformën në Drejtësi dhe përshpejtimi i negociatave për anëtarësimin në BE./Hashtag.al