Vendosni fjalën kyçe....

Lirimi i Gerd Gjinararit, Gjonaj kërkon hetim ndaj gjyqtarit. Pezullohet drejtori i burgut të Drenovës


Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit që ka firmosur vendimin për lirimin me kusht të Gerd Gjinararit, i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano të Italisë.

Në një deklaratë mër mediat, Gjonaj tha se i është drejtuar KLGJ-së dhe Inspektoriatit të Lartë Shtetëror për nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo, ndërsa ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës në Korçë dhe dy punonjës të tjerë.

“Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ dhe inspektoriatit të Lartë Shtetëror për inicimin e hetimit disiplinor për gjyqtarin.

Shpreh besimin se Prokuroria, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspetorati do të veprojnë shpejt dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për hetimin administrativ dhe penal në lidhje me këtë çështje. Pavarësisht se Vettingu është në vijim, paralelisht me të gjitha rastet dhe vendimet skandaloze do të hetohet për të vënë para drejtësisë”, tha Gjonaj.

I dënuari me burgim të përjetshëm Gerd Gjinarari fitoi lirinë në një vendim të para pak ditëve nga gjykata e Korçës.

Në vendim argumentohej se marrja e këtij vendimi ishte marrë për shkak së Gjinarari  ishte rehabilituar plotësisht, kishte pasur sjellje shembullore dhe kishte normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *