Vendosni fjalën kyçe....

Nesër protestë, nis rrethimi i Kuvendit


Opozita ka lajmëruar prej disa ditësh zhvillimin e portestës ditën e nesërme në orën 10:00 përpara Kuvendit.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme autoritetet shtetërore kanë marrë masat për ruajtjen e sigurisë duke vendosur tel me gjemba përreth godinës së Parlamentit.

Në fotot e shpërndara nga Top Channel shihet vendosja e rrethimit.

Janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e nesërme të opozitës.

Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”- thuhet në reagim e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *