Tre prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK-ut, vetëm një ditë para përfundimit të afatit.
Bëhet fjalë për prokurorin e Apelit Tiranë Altin Dumani, prokuroren Enkeleda Osmani dhe Elida Kakini (Celami).
Kujtojmë se data e aplikimeve fillimisht ka qenë deri më 16 shkurt, por për shkak se nuk kishte mjaftueshëm kandidatë u shty për më 21 shkurt.
Deri sot kanë aplikuar gjithsej 16 prokurorë për 15 vende.
SPAK nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë.
Kandidatët për SPAK:
Arben Kraja
Anton Martini
Besnik Muçi
Behar Dibra
Besim Hajdarmataj
Dritan Prençi
Dolorez Musabelliu
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Klodian Braho
Shkëlzen Cena
Vladimir Mara
Fatmir Hoxhaj
Altin Dumani
Enkeleda Osmani