Vendosni fjalën kyçe....

Opozita e bashkuar reagon ndaj policisë dhe Ruçit: Skenarët e dhunës gjenden në zyrën e Ramës


Opozita e Bashkuar ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Shtetit dhe të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilët paralajmëruan se do të nxitet dhunë nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Opozita e bën të qartë se protesta e 16 shkurtit e provoi se nuk ka kriminelë, por qytetarë dhe kërkoi të ndalen kërcënimet.

Deklarata e plotë:

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *