Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri tregon hapin e rradhës: Pas deputetëve edhe këshilltarët bashkiakë do lenë mandatin


Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tregoi hapin e radhës së opozitës se pas lënies së mandatit nga deputetët këshilltarët bashkiakë do të ndërmarrin një hap të tillë.

Brenda këtij anormaliteti nuk do të ketë normalitet në ditët në vijim. Anormaliteti i nesërm është që shtyhet seanca pa asnjë arsye, vendosen tela me gjemba, që është një akt i paprecedentë. Të mos lejosh protestën dhe të largohesh. Ky është largimi i dytë i zt. Ruçi.

Situata nuk ka sens se do të normalizohet. Nga momenti ku e gjithë opozita e bashkuara ka lënë mandatet, nuk do të ketë më gjë normale. Lanë mandatet deputetët, do lënë mandatet këshilltarët bashkiakë e kështu me radhë. Do të paralizohet i gjithë shteti. Do ngrejë kartonët vetëm? Detyrimisht do të shkojë drejt një akti që është dorëheqja, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Opozita kërkon zgjedhje të lira. Nuk ka kërkuar asnjëherë marrjen e pushtetit”- deklaroi Pampuri në emisionin “Arena” në Ora News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *