Meghan Markle-it duket se i ka munguar jeta në Manhatan pas martesës me princ Harry-n dhe zhvendosjes në Pallatin Mbretëror.
Pas “Baby Shower”-it, Dukesha e Sussex-it është parë të hyjë në “Polo Bar” në New York me shokun e saj të ngushtë Markus Anderson, i cili besohet se është ai që e prezantoi atë me Princin Harry.
Meghan dukej tejet elegante e veshur në një xhaketë të Victoria Beckham që kushton rreth 2,250 pound dhe një çizme të zeza, kur mbërriti në restorantin e preferuar të presidentit amerikan, Donald Trump.
Atyre iu bashkuan Jessica Mulroney dhe Serena Williams për një natë në qytet në Manhatan, sikurse shihet në fotot e publikuara nga “The Sun”.