Vendosni fjalën kyçe....

Pas Laburistëve e kanë radhën Konservatorët, 3 deputetë largohen nga partia


Kryeministrja angleze, Theresa May, ka marrë një goditje të rëndë pasi tre deputetë konservatorë pro Bashkimit Evropian, kanë njoftuar dorëheqjet e tyre nga partia për të bashkuar forcat me tetë ish-deputetët e Partisë Laburiste që sapo kanë formuar “Grupin e Pavarur”.

Heidi Allen, Sarah Wollaston dhe Anna Soubry kanë lënë Partinë Konservatore dhe tani do të ulen me deputetët e tjerë të të “Grupit të Pavarur”.

Në një letër të përbashkët për kryeministren, tre deputetët shkruan: “Ne nuk e ndjejmë të qëndrojmë në partinë e një qeverie, politikat dhe prioritetet e së cilës janë kaq fort të kapura nga ERG dhe DUP”.

Deputetët pro-qëndrimit në Bashkimin Evropian, akuzuan kryeministren May që nuk ka reaguar ndaj deputetëve të linjës së ashpër së Brexit, duke thënë: “Brexit ka riformatuar Partinë Konservatore, duke zhbërë të gjitha përpjekjet për të modernizuar atë.”

Deputetët e “Grupit të Pavarur” habitën jo pak më deklaratën e para pak ditëve, kur hoqën dorë nga Partia Laburiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *