Vendosni fjalën kyçe....

Pse goditi Blushi në Bulqizë? (Prapaskenat e një dokumentari)


Ben Blushi, djathtas miniera e Bulqizës

Më 13 shkurt të këtij viti, “Top Channel” shfaq për ndjekësit e tij një emision dedikuar minierave në Shqipëri.

Emisioni “Top Story”, nën frymën e “batërdisë dhe parcelizimit” të burimeve natyrore shfaqte shqetësimin e shkatërrimit të tyre, duke qarë hallin e minatorëve.

Dokumentari pretendon se ka investiguar biznesin dhe labirintin e interesave të kromit por kompania më e madhe operuese në Bulqizë, “Albchrome”, thjesht sa është lëvduar në këtë dokumentar.

Ajo që bie në sy është se në të gjithë këtë shqetësim të “Top Channel”, ilustruar me pamje, zë dhe muzikë, emri i pronarit të “Albchrome”, Samir Manes, nuk përmendet fare.

Samir Mane

Në të përmenden 3 emra biznesmenësh, ku më kryesori është Edmond Isaku me dy kompani, i cili mund të jetë dhe kandidaturë e PD-së për Bashkinë e Bulqizës.

Sipas “Top Channel”-it, që ka hyrë me kamerat e tij në një mbledhje këshilli të Bashkisë së Bulqizës, këshilltarët marrin vendime vetëm në interes të biznesve të tyre.

“Pra, këtu shohim që këta këshilltarë bashkiakë kontrollojnë gjithçka dhe marrin vendime vetëm për të plotësuar interesat e tyre.

E gjithë kjo skemë e zbardhur nga “Top Story” flet për një kontroll të pastër të biznesit të kromit, që gjeneron miliona euro.”

Në mungesë të përmendjes së Manes, TCH thotë se ndër biznesmenët më të mëdhej të kromit është Mufit Duriçi, ish-kryebashkiaku socialist i Bulqizës. Në listë zbritëse, TCH vendos edhe biznesmenë të tjerë, të lidhur me parti të tjera si Ardian Hida, përfaqësues i Partisë Lëvizja e Legalitetit apo Lulzim Viçishtën e PDIU-së.

Përciptazi, teksa përmendet Rrasim Dedja, një përfaqësues i Partisë së të Drejtave të Mohuara, përmendet edhe koncesionari “Albchrome”, pa përmendur emrin e Samir Manes, duke i thurur lavde si kompania me prodhimin më të madh, 30 mijë tonë në vit.

Thuhet në dokumentar:

“Kjo kompani rezulton e dyta më e madhe në sektorin e kromit në Bulqizë për nga prodhimi, pas koncesionarit “Albchrome”, me rreth 30 mijë tonë në vit.”

Televizioni tregohet i kujdesshëm për të nxjerrë në pah dëshirën e ish-drejtorit të kësaj miniere, z.Ismail Mema, që e gjithë miniera të përqëndrohet në një dorë të vetme. Madje sipas “Top Channel”, për shkak të shumë biznesmenëve që punojnë aty mbetet peng statusi i minatorëve.

Një vëzhgim tërësor i këtij dokumentari të bën të kuptosh se në të nuk ka asnjë gjetje në funksion të interesit publik, në funksion të mbarëvajtjes dhe ligjshmërisë në koncesionet e kromit apo në mbrojtjen e të drejtave të minatorëve por është një lloj sulmi politik që nuk është bërë në foltore partie por realizuar nëpërmjet galerive të nëntokës.

Të gjithë biznesmenët e sulmuar janë potenciale për kandidimin politik për postin e kryebashkiakut të Bulqizës. Goditja e tyre, gjasme në emrin e mbrojtjes së të drejtave të minatorëve, në fakt jo vetëm që nuk mbron minatorët por i keqpërdor ata si pretekst./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *