Vendosni fjalën kyçe....

Punime në Bypass-in e Jugut, devijohet qarkullimi në Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë


Trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër – Tepelenë – Tiranë, duke nisur nga sot do të devijohet si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të jugut, e do të zhvendoset në qytet.

Kjo për shkak të punimeve që do të nisin për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se që kalimi i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

“Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet.

Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

Me këtë rast ju njoftojmë se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *