Sërfisti amerikan goditet nga pesë dallgë gjigante (VIDEO)


Sërfisti amerikan Toby Cunningham, ka rrezikuar jetën kur mbi të ra jo një por disa valë gjigande njëra pas tjetrës.

Sërfisti u pushtua nga një dallgë e jashtëzakonshme dhe humbi ekuilibrin ndërsa bënte sërf në Nazare të Portugalisë, shkruan “SurferToday”.  41-vjeçari është mësuar me dy dhe tri dallgë mbi të, por ky rast padyshim ka qenë i veçantë.

Themi i veçantë jo sepse ishte diçka e bukur, por sepse sërfistit i ranë në kokë 5 dallgë të mëdha duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Por këtë radhë forcat e shpëtimit nuk mundën t’i vinin në ndihmë shumë shpejt. Kjo për shkak se dallgë të tjera të mëdha nisën të vinin njëra pas tjetrës, duke e lënë Cunningham-in të zhytej thellë në ujë.

Gjithsesi pas disa minutash, djemtë e ndihmës së shpejtë e nxorrën Cunningham në breg.

“Këtu në Nazare, oqeani bën atë që dëshiron dhe për ne sërfistët profesionistë rreziku është i gjindshëm çdo ditë”,  u shpreh Toby Cunningham në mediat lokale.

“Në situata të tilla, aspekti mendor është thelbësor: duhet të ruajmë qetësinë, të marrim frymë thellë dhe të presim të na shpëtojnë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *