Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një grabitje të armatosur në Brazil. Viktima quhet Alban Gropcaj, 28 vjeç, i cili sipas “targatocn.it” ishte së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, kur ranë pre e grabitjes, pasditen e së hënës në qytetin brazilian të Fortaleza.
Shqiptari dhe italiani sapo kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona me dy motorçikleta. Ata i kërcënuan me armë që t’u jepnin paratë.
Por Alban Gropçaj vendosi të kundërpërgjigjej dhe sulmuesit nuk nguruan ta qëllonin. Italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Besohet se i plagosuri dhe viktima ishin në Brazil për punë.
Djali me origjinë shqiptare, ishte punëtor për gati tre dekada në një kompani të specializuar në sektorin e çelikut dhe metalurgjike, dhe Guido Bertola ishte pronari i tij.