Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan (VIDEO)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e një banese në lagjen “5 Maji”. Banesa në fjalë ishte në ndërtim e sipër.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Ende nuk dihen rrethanat e shpërthimit por paraprakisht mendohet se ka shpërthyer një sasi municionesh, të cilat ishin fshehur në disa shkurre, pasi efektivët e policisë kanë gjetur qindra fishekë në oborrin e banesës.

Për fat të mirë nga ky shpërthim nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë për shkak se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *