Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka treguar pse OSBE është kundër djegies së mandateve.
Sipas Vasilit, OSBE ishte e para që i vuri vulën blerjes së votave në 25 Qershor.
Postimi i i plotë:
OSBE ka qene e para, qe i vuri vulën blerjen e votave ne 25 qershor, vota që prodhuan qeverinë ilegjitime të Edi Ramës.
Opozita është e gjitha ne këmbë për te vendosur legjitimitetin e qeverisjes, të votës së lirë dhe të demokracisë.
Edhe Prokuroria shqiptare ka provuar shitblerjen e votës edhe Voice of America i bëri publike botërisht.
Pse OSBE sot harron raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit qe i ve vulën shitblerjes dhe kriminalizimit te votës.
Për t’ia rifreskuar memorien OSBE ne Tirane ja se çfarë thotë raporti përfundimtar i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit 2017:
OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:
“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”
“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.”