Është arrestuar në Angli shqiptari Granit Shehu në vitin 2015 ka vrarë djalin e xhaxhait të tij në zonën e Bathores.
Pas krimit ai ishte arratisur në Britaninë e Madhe dhe atje fshihej prej rreth 3 vitesh.
Sipas medieve britanike autori është vënë në pranga në Pickwick Terrace, Slough dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Milazim Shehut, më vitin 2015.
Sipas dosjes së Prokurorisë gjithçka kishte ndodhur pasi autori akuzonte vajzën e viktimës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të rinj, dyshim që nuk u arrit të provohej asnjëherë.
Emri Granit Shehut doli sërish në skenë 21 gusht të vitit 2018, pasi autoritetet Britanike publikuan të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta ndaluar.