Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Amerikane para proteste thirrje qytetarëve dhe policisë: Përmbahuni!


Vetëm një orë larg nisjes së protestës së opozitës para Kuvendit, Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje protestuesve të refuzojnë dhunën dhe autoriteteve të përmbahen.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Protesta pritet të nisë sot rreth orës 10 para Kuvendit, ku ndryshe nga sa ishte parashikuar nuk do të zhvillohet seanca plenare. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi në konferencën për shtyp dje, tha se ka vendosur të anulojë seancën pas paralajmërimit nga organet ligjzbatuese se mund të ketë dhunë.

Policia deklaroi se ka informacione se në protestën e opozitës të paralajmëruar për sot, ka informacione se persona të caktuar kanë synim të ushtrojnë dhunë dhe të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, duke përhapur kështu panik.

Kujtojmë se në protestën e 16 shkurtit, u raportuan 19 të lënduar nga këta 9 punonjës të forcave të rendit, 2 gazetarë si edhe 8 protestues. Po ashtu dhjetëra protestues janë arrestuar nga policia.

Gjykata vendosi që 14 prej tyre të mbeten në burg, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre ka marrë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Katër të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *