Mesazhe direkte për ndërkombëtarët.
Kryedemokrati Lulzim Basha para protestuesve ka dhënë mesazhin e qartë për ta se nuk do të tërhiqet.
“Ne nuk jemi popull i dhunës. Rama është “Maduro” i Ballkanit, por kjo s’është Venezuela!”, theksoi Basha.
MESAZHI I BASHËS:
Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës dhe me ndihmën e zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës!
Rama ik! Rama ik! T’ju dëgjojë bota…
E kërkojmë për vendin tonë, për Shqipërinë tonë atë që na takon! Sytë e botës dhe partnerit tonë strategjik SHBA, janë sot në këtë shesh dhe nga ky shesh ju them se Lulzim Basha do të qëndrojë në krahët tuaja në këtë betejë.
Unë besoj te demokracia amerikane, të zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe politikanët e korruptuar të venë para burgut, unë besoj te ndarja e balancimi i pushteteve unë besoj te liria, qytetari Lulzim Basha beson të të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.
Dua t’ju jap një mesazh miqve tanë ndërkombëtarë:
Ne nuk jemi popull i dhunës, ne jemi popull i lirisë, demokracisë, Shqipërisë, ne jemi e ardhmja europiane e vendit!
Por ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës!
Për Edi Ramën tërheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para ligjit aty ku e meriton!
Vëllezër dhe motra. Ligji dhe Kushtetuta janë produkt i sovranit. Zbatimi i tyre është detyrim i shtetit. Këtu jemi bashkuar me njerëzit e lirë të këtij vendi.
Dua t’ua them miqve të mi, që ndoshta nuk e dinë ende se këtu nuk ka demokraci, parlament, drejtësi. Se shteti është kapur nga krimi i organizuar dhe mafia. Rama është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim. Kjo nuk është Venezuelë, por është Shqipëria në mes të Evropës.
Ju them miqtë e mi, kërkoni gjithçka që unë mund t’ju jap por mos me kërkoni të pranoj për popullin tim, atë që nuk do e pranoni për popullin tuaj. Nuk e pranoj kurrsë që Kushtetuta të kthehet në letër jigjenike nga një kriminel që përfaqëson më të zezën, llumin e shoqërisë. Nuk do pranoj kurrë zgjedhjet e blera nga krimi i organizuar. S’do pranoj kurrë që mliona euro nga xhepi i shqiptarëve të vidhen për një grusht njerëzish.
Që prej së shtunës në zemrat e çdo shqiptari nuk ka asnjë frikë tjetër, përveç frikës ndaj Perëndisë. Zemrat tona janë të mbushura nga kurajoja.
Shikojeni këtë ndërtesë të rrethuar me tela me gjemba. Që prej ditës së sotme vendi nuk ka më një parlament legjitim. Vendi s’ka më qeveri legjitime. Kjo është fitorja e parë e popullit të bashkuar.
Vëllezër e motra, mos i prekni vëllezërit tanë policë. Ai që duhet të ishte përballë popullit është zhdukur në vrimën e miut dhe ky është vetëm fillimi. Vëllezër e motra ta nisim sot këtë rrugëtim shpresë drejt së ardhmes sonë evropiane. Dera e saj e mbyllur duhet hapur me çdo kusht. Dhe të vetmit që mund ta hapim jemi ne, populli i demokracisë, populli i lirisë.
Të gjithë pas meje, për të finalizuar këtë akt demokratike, Evropian. Të dorëzojmë mandatet në mënyrë përfundimtare.”