Vendosni fjalën kyçe....

Basha nis udhëtimet ndërkombëtare, takime në Vjenë dhe Berlin


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë nesër në Vjenë ku do të takojë kongresmenët amerikanë, ndërsa javën tjetër do të udhëtojë drejt Berlinit ku do të zhvillojë takime me deputetë të CDU/CSU.

Qëllimi i takimeve të shefit të opozitës  me zyrtarët e lartë ndërkombëtarë është njohja e faktorit ndërkombëtar me arsyet pse opozita vendosi të djegë mandatet dhe si dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre.

Në Vienë ndodhet aktualisht edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim të OSBE, ku gjatë ditës së sotme i njohu zyrtarët ndërkombëtarë me protestën e opozitës dhe arsyet pse qytetarët janë ngritur kundër qeverisë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *