Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sot mandatet e papërlyera nga krimi i kthehen popullit, zgjedhje të parakohshme


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat para nisjes së protestës para parlamentit.

Kryedemokrati theksoi se ditën e sotme djegia e mandateve do bëhet realitet dhe sot ato mandate, të vetmet e papërlyera nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe mafian, do i kthehen popullit.

Ai tha se protestaq e sotme do i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme, të lira e të ndershme.

“Edi Rama dhe pupacët e tij në Ministrinë e Brendshme kanë rrethuar parlamentin me tela me gjemba. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë kanë paguar ryshfete të majme për vendin e punës. Sot është ditë historike.

Dita e parë kur mandatet i kthehen popullit. Të vetmet mandate të panjollosura nga krimi dhe mafia. Mandatet do digjen sot. Parlamenti në mënyrë anti-kushtetuese ka mbyllur dyert sepse nuk është më parlament. Sot u hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme që do nxjerrin parlamentin nga populli dhe për popullin.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *