Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu: Djegia e mandateve do jetë funerali i PD-së dhe Berishës


Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar në studion e “Open”  se me dorëzimin e mandateve nga opozita, do jetë fundi politik i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike.

Më tej Haxhiu, ka deklaruar se ky veprim i e bën opozitën të pafuqishme.

Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë”-deklaroi Baton Haxhiu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *