Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët drejt Kryesisë për të dorëzuar mandatet, protestuesit nga pas (FOTOT)


 

 

Pas fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha, deputetët e opozitës janë nisur bashkërisht drejt Kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar mandatet e tyre.

Sakaq protestuesit janë tërhequr nga godina e Kuvendit dhe po ndjekin nga pas deputetët drejt Kryesisë.

Ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike mbante fjalim mes qytetarëve në protestë, disa protestues që ndodheshin pranë rreshtave të tërë me policë të thjeshtë por edhe ata të Shqiponjave e FNSH-së, ndezën tymuese.

Basha dha mesazhe direkte për ndërkombëtarët. Kryedemokrati para protestuesve ka dhënë mesazhin e qartë për ta se nuk do të tërhiqet.

“Ne nuk jemi popull i dhunës. Rama është “Maduro” i Ballkanit, por kjo s’është Venezuela!”, theksoi Basha.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *