Vendosni fjalën kyçe....

Kalibri i ulët diplomatik


Alias-Autor: Jozef Shvejk

Vendimi unanim i opozitës për të djegur mandatet ka sjellë në vend një gjendje pasigurie ndër ndërkombëtarët dhe politikanët. Por çfarë prodhon ky veprim që duket se është nisur në një rrugë pa kthim?

  1. Ndërkombëtarët janë vendosur në një presion të jashtëzakonshëm pasi opozita ka përmbysur tavolinën e lojës. Vendet e tyre po tregojnë jo maturi duke sjellë në Shqipëri njerëz të kalibrit të ulët diplomatik, pasi kjo situatë mund të shmangej fare mirë nëse diplomatët do të ishin më aktivë në kërkim të rregullimit të situatës.

Mirëpo, siç edhe koha po tregon, Shqipëria është sot e vendosur në një rrugë pa kthim pasi mazhoranca për gjashtë vjet ka mbyllur çdo shteg dhe urë komunikimi me opozitën si dhe ka mbytur çdo institucion.

Ndërkombëtarët kësaj arrogance të tepruar dhe abuzive nuk i janë përgjigjur siç duhet, ato kanë bekuar me veprimet dhe mosveprimet këtë sjellje të qeverisë dhe mazhorancës. Ato kanë nënvlerësuar opozitën duke e konsideruar qesharake, kanë konsideruar si luftë bandash (ndonëse nuk duhet ta konsiderojnë të tillë) veprimet e opozitës, pasi nuk është në autoritetin e ambasadorëve dhe trupit diplomatik kjo sjellje.

Sot ato janë të destinuar të manovrojnë në kushtet e frikës për një skenar që nuk dinë se si duhet ta trajtojnë. Kjo tërësisht për fajin e tyre dhe jo aq për pazotësinë e opozitës. Pasi kanë qenë këto ambasadorë që kanë “kritikuar” Ramën pas dyerve dhe e kanë lëvduar përpara kamerave ndërkohë nuk kanë vepruar në të njëjtën standard me opozitën.

  1. Qeveria tanimë është në panik. Në kushtet e një opozite që ka vendosur të djegë mandatet dhe të rrethojë sallën e Seancës Plenare, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash nga fshehja e orarit të seancës e deri tek lajmërimi i gazetarëve (edhe qytetarëve?) për t’u pajisur me gaz lotsjellës. Gjithashtu ajo është e hutuar pasi reflektorët e ndërkombëtarëve (të zënë nga hallet e tyre) drejtohen nga Shqipëria e Ramës. Një vend i shkretuar dhe i varfëruar në skaj këto 6 vjet.
  2. Politikanët në burg. Nga dita e neserme, apo e sotme në darkë, dy nga njerëzit më të atakuar të PD-së do të jenë pa mandat. Kështu Arta Marku edhe Donika Prela mund të nisin hetimet për keqbërjet me të cilat Rama dhe PS akuzon Bashën dhe Berishën. Ndoshta Romana Vllahutin do të ndjehet e përmbushur meqë vite më parë i kërkoi Llallës të arrestonte Berishën. A është e gatshme Reforma e re të arrestojë nesër qytetarët Berisha dhe Basha? Apo mos vallë edhe reforma do të fusë kokën si struci i kryeministrisë në rërë?

Si përfundim: sjellja e opozitës ndonëse e sulmuar turpshëm nga një trup diplomatik dembel dhe aspak profesional do të na kthejë shumë përgjigje këto ditë. Me shpresën që herës tjetër, ambasadorët dhe stafet e tyre do të kenë komunikime multilaterale me forcat politike. Me shpresën që zyra e shtypit të ambasadave dhe ambasadorëve të mos komunikojnë me Fugën qoftë edhe për shqetësimet më të vogla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *