Deputeti Dashamir Shehi ka deklaruar se opozita do i kthehet një ditë parlamentit, por duhet ta bëjë këtë si burrat.
Në fjalën e tij para mijëra qytetarëve që janë mbledhur për të protestuar para parlamentit, Shehi, theksoi se kryeministri Rama është e keqja më e madhe e vendit dhe duhet përzënë një ditë e më parë.
Ndërsa tha se vendimi për djegien e mandateve është rruga e vetme që i ka mbetur opozitës.
“Ky zotëria që duam të largojmë është e keqja më e madhe. Prandaj ta përzëmë një ditë e përpara. Kjo është e para. Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë duke u hudh helme shqiptarëve. Ky që pretendon se do bashkojë Shqipërinë me Kosovën, do e ndajë edhe Shqipërinë po e lamë. Por nuk kemi për ta lënë. Kjo është rrugë që mund të jetë e gjatë, e vështirë por nuk ka rrugë tjetër. Dhe s’kemi rrugë tjetër. Dhe duhet t’ua sqarojmë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve,që kjo që po bëjmë, bëhet për të mirën e Shqiupërisë. Nuk kemi rrugë tjetër, nuk na kanë lënë shteg tjetër, përveç protestës së rrugës. Do vijë dita që do i kthehemi asaj sallës, po duhet t’i kthehemi si burrat.Unë ju falenderoj për entuziazmin, keni ardh nga gjithë Shqipëria, keni ardh në këtë qytet që është qyteti i lirisë. Nuk na e marrin dot.”