Vendosni fjalën kyçe....

Franca kërcënon me bojkot “Eurovision”-in


Franca ka kërcënuar të bojkotojë festivalin e këngës “Eurovision”, si shenjë proteste ndaj një seriali që e portretizon konkurentin e Francës në konkurs si një terrorist.

Në maj të këtij viti është lajmëruar të nisë transmetimi i një seriali të titulluar “12 pikë” në ekranin izraelit, i cili tregon historinë e një terroristi francezo-algjerian, i cili hyn në konkurs me shpresën për të realizuar një sulm terrorist.

Përfaqësuesi i Francës paraqitet si një i ri homoseksual dhe mysliman. Programi do të shfaqet në të njëjtën javë me “Eurovision”,  që këtë vit mbahet nga Izraeli. Autoritetet franceze nuk e kanë marrë mirë këtë serial, pasi edhe përfaqësuesi i tyre në realitet është Bilal Hassani, një musliman homoseksual sikurse ai në serial.

“RT” shkruan se autoritetet franceze kanë paralajmëruar Korporatën Publike të Izraelit për transmetimin e serialit, duke kërcënuar të bojkotojnë garën.

Por duket se i gjithë sherri po bëhet thjesht për një rastësi. Kjo pasi skenari shkruar vitin e kaluar, menjëherë pasi Netta Barzilai fitoi konkursin e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër këngëtari homoseksual, Hassani, u përzgjodh si përfaqësuesi i Francës vetëm më pak se një muaj më parë, kur fitoi konkursin më 26 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *