Vendosni fjalën kyçe....

“Frikë nga protesta, në mes të natës administratës i shpërndahet ky mesazh”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit sot në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga drejtuesit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo.

Sipas Berishës, kjo bëhet për shkak se të frikës së kryeministrit Rama dhe qeverisë nga protesta e sotme.

“Kakistokracisë po i dridhen leqet e këmbës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”, komenton Berisha.

Qytetari shprehet se kontrollet do të bëhen për të shmangur çdo pjesëmarrje në protestë nga ana e punonjësve të administratës.

“Mirëmbrëma doktor. Këtu në Vlorë pushtetarëve iu ka hyrë frika në palcë dhe po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve në Vlore se kanë frikë mos shkojnë në miting nesër. Ky është mesazhi që po iu dërgojnë të gjithë punonjësve:

‘Mirëmbrëma. Ju kërkoj ndjesë për orarin. Nesër do të ketë kontroll nga institucionet që jemi në varësi. Kështu që s’duhet të ketë vonesa, në 8.00 të gjithë të jenë prezent. Lajmëroni vartësit. Naten’. Teksti ky.”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *