Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët pyesin Kryemadhin a ka deputetë të tjerë si Lefter Koka, përgjigjet kryetarja e LSI-së


Pas protestës, dorëzimit të mandateve dhe takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha në zyrën e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndaluar para gazetarëve, të cilët e kanë pyetur lidhur me mandatet.

“A ka deputetë të tjerë përveç Lefter Kokës që nuk do e dorëzojnë mandatin?”, ka qenë pyetja e tyre, pas rastit të refuzimit të Kokës për ta dorëzuar, edhe pas vendimit politik të LSI-së.

Kryemadhi nuk e ka shmangur përgjigjen e drejtëpërdrejtë duke thënë:

“Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër.”

“Mesazhi është shumë i qartë. Sot qytetarët na dhanë shumë energji dhe pozitivitet. Sot opozita dhe deputetët e saj janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin”, theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi në protestë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *