Vendosni fjalën kyçe....

Karafila dhe qirinj para Kuvendit, protestuesit: Po i bëjmë funeralin Rilindjes!


Protestuesit para Kuvendit kanë sjellë lule dhe kanë ndezur qirinj. Sipas të rinjve të FRPD-së që kanë sjellë karafilat dhe qirinjtë në protestë, simbolizojnë fundin e qeverisë Rama dhe shprehen se po i bëjnë “funeralin Rilindjes”.

Mësohet se 250 të rinj të FRPD janë vendosur rreth e qark protestuesve për të mbajtur nën kontroll turmën në mënyrë që të mos ndezen gjakrat dhe të ndodhin përplasje mes tyre dhe policëve.

Protesta ka nisur që prej orës 10:00, ndërsa pritet ende mbërritja e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të cilët ndodhen në selitë e partive respektive.

Protestuesit kërkojnë “Burg për Edi Ramën”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *