Vendosni fjalën kyçe....

Mbi pesë rreshta të forcave të sigurisë blindojnë Parlamentin (FOTO/VIDEO)


Më shumë se pesë rreshta të forcave të sigurisë, duke përfshirë forcat e rendit, Shqiponjat FNSH-në dhe Gardën e Republikës, janë vendosur midis godinës së Kuvendit dhe pqytetarëve në protestën e sotme.

Duket se forcat janë shtuar në krahasim me protestën e 16 shkurtit.  Në videon e mëposhtme shihet se të paktën dy rreshtat e parë përbëhen nga policë të thjeshtë. Më pas vijnë forcat Shqiponja. FNSH dhe Garda ndodhen më në brendësi të Parlamentit.

 

Sipas të dhënave të deritanishme, janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e opozitës.

Pranë godinës së Parlamentit janë në gatishmëri edhe Garda e Republikës, e cila ka paralajmëruar se do të përdorë gaz lotsjellës. Garda madje ka lajmëruar dje gazetarët që do raportojnë nga terreni, të përdorin maska për t’u mbrojtur nga gazi. 

Ditën e djeshme policia njoftoi se në protestën e 21 shkurtit mund të kishte dhunë, duke përhapur panik tek qytetarët.

“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.”, kjo ishte deklarata e policisë.

Pas këtij njoftimi, Gramoz Ruçi anuloi seancën plenare./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *