Është mbyllur zyrtarisht afati që prokurorët të kandidojnë për të qënë pjesë e Prokurorisë Speciale që pritet të hetojë rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Në përfundit të afatit rezultojnë 27 prokurorë në garë për 15 vende në SPAK.
Në një intervistë për gazetaren e Klodiana Lala, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi thotë se kandidimi i 27 prokurorëve është lajm i mirë, duke u nisur nga skepticizmi që kanë edhe për shkak të vettingut.
“Është numër i mjaftueshëm për ne. E kuptoj hezitimin e prokurorëve, është bërë shkas edhe procesi i vettingur për një lloj skepticizmi të tillë. Fakti që kemi 27 kandidatë është lajm i mirë. Na takon neve që të zgjedhim tani më të mirët mes tyre”, tha Ibrahimi.
I pyetur nga gazetarja se si do të procedohet me kandidatët, pasi deri më tani vetëm 5 prej tyre e kanë kaluar Vetingun, Ibrahimi sqaroi se: “Kjo çështje do gjejë rregullim sipas ligjit. Kemi të bëjmë me një ngritje në detyrë ne do presim vettingun për të gjithë”,- tha ai.