Media të ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar protestën e sotme të zhvilluar nga opozita ditën e sotme, e cila ishte në ditën e dorëzimit të mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSi-së.
Kronika e realizuar nga televizioni italian TG 2, për protestën, nis me fjalët, “Një manifestim kaq i madh, thuhet se nuk është parë që nga rënia e regjimit të diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1991″.
Media italiane interviston edhe një protestues i cili shprehet për situatën në të cilën ndodhet vendi duke bërë një lidhje të krimit me politikën.