Vendosni fjalën kyçe....

Mogherini e Hahn njëzëri: Parlamenti është vendi i reformave, të mbrohen idealet e demokracisë


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini dhe komisioneri Hahn, kanë bërë një deklaratë të përbashkët për protestën e sotme.

Ata bëjnë thirrje që protesta të jetë paqësore ndërsa dënojnë retorikën e udhëheqësve politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Ndërsa kanë ritheksuar se vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet pengon funksionimin e demokracisë dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Në fund ata i bëjnë thirrje qeverisë dhe opozitës të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës politike.

Deklarata e përbashkët

Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkotohen.

Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse.

Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *