Vendosni fjalën kyçe....

Plot e përplot sheshi para Parlamentit, protestuesit njëzëri: Rama ik! (Foto/Video)


Mijëra qytetarë kanë mbushur plot e përplot rrugën dhe sheshin para Parlamentit të rrethuar me tela me gjemba.

Ata i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në protestën e sotme kundër kryeministrit Rama.

Me thirrjet “Rama ik”, “Sot është fundi i hajdutëve”, “Hajdutët në burg”, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisjes dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Protesta e sotme vjen pas vendimit unanim të deputetëve të opozitës për djegien e mandateve. Deputetët e saj i firmosën dje dorëheqjet nga mandati i deputetit dhe bashkimin me qytetarët.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, si mundësia e vetme për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Parlamenti sot është boshatisur, lajm që u njoftua dje nga kreu i Kuvendit, Ruçi, ndërsa godina e Parlamentit është blinduar me tela me gjemba dhe me disa kordonë me policë.

Ndërkohë kryeministri Rama nuk ndodhet sot në kryeqytet, pasi ka udhëtuar drejt Gjirokastrës.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *