Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër tij, Rama ia mbath sërish nga Tirana


Njëlloj si më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama largohet sërish nga Tirana në ditën kur do të protestohet kundër tij. Rama do të zhvendoset sërish në jug, këtë radhë në qytetin e Gjirokastrës, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Turi i takimeve nis ditën e premte dhe vijon gjithashtu të shtunën. Janë parashikuar disa evente në Gjirokastër, Dropull e Përmet. Kështu Rama do të nisë një tur paraelektoral në prag të zgjedhjeve lokale.

Edhe në protestën e 16 shkurtit kur opozita dhe mijëra qytetarë protestonin poshtë zyrës së tij, Rama u largua në Vlorë.

Sakaq, me mijëra qytetarë janë nisur që prej orëve të para të mëngjesit nga rrethet drejt Tiranës me autobusë apo me mjete private. Numri i protestuesve në shumë prej qarqeve pritet të jetë pak a shumë i njëjtë me protestën e 16 shkurtit, edhe pse sipas kreut të PD-së në Shkodër, po u bëhet presion shoferëve që transportojnë qytetarët. 

Një postobllok policie është vendosur në  kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *