Aktivistët pro pavarësisë së Katalonjas kanë protestuar në mënyrë të dhunshme ndaj policisë për sa i përket gjyqit në Madrid për krerët provincialë të rajonit.
Policët që përdorin shkopat e gomës u përplasën me disa prej demonstruesve, pasi njerëzit u përpoqën të bllokonin rrugët.
Grupi që qëndron pas protestës quhet Komiteti për Mbrojtjen e Republikës (CDR) dhe ka qenë i përfshirë në demonstrata kundër qeverisë qendrore të Spanjës për muaj të tërë.
Qëllimi i aksionit të së enjtes është të “paralizojë gjithçka”, siç e tha grupi.
Protestuesit arritën të bllokojnë trafikun në disa rrugë kryesore me barrikada të gomave të djegura.
Ata gjithashtu ndërhynë duke bllokuar hekurudhat lokale dhe zunë një ndërtesë zyre në Girona, një qytet rreth 100 km (62 milje) në verilindje të Barcelonës.