Ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mban fjalim mes qytetarëve në protestë, disa protestues që ndodhen pranë rreshtave të tërë me policë të thjeshtë por edhe ata të Shqiponjave e FNSH-së, po ndezin tymuese.
Basha dha mesazhe direkte për ndërkombëtarët. Kryedemokrati para protestuesve ka dhënë mesazhin e qartë për ta se nuk do të tërhiqet.
“Ne nuk jemi popull i dhunës. Rama është “Maduro” i Ballkanit, por kjo s’është Venezuela!”, theksoi Basha.
Pas fjalimit të Bashës, deputetët u nisën të gjithë bashkërisht të dorëzojnë mandatet te Kryesia e Kuvendit.