Kryeministri Edi Rama pasi e cilësoi të paprecedentë aktin e lënies së mandateve theksoi se kjo është një ditë e keqe për demokracinë duke u shprehur se është gati për të biseduar me opozitën por e cilësoi se është sovrani ai i cili përcakton mazhorancën dhe jo militantët në protestë.
“Është ditë e keqe për demokracinë kjo e sotmja, është fatkeqësia e këtij vendit që goditet nga bijtë e vetë, ky akt mund të jetë goditje fatale për çeljen e negociatave. S’jam këtu sot për të fajësuar opozitën, s’jam i qetë që opozita është kthyer në shqetësim për të huajt dhe SHBA-në.
Kjo opozitë e ka lënë prej kohësh qeverinë pa një sfidant serioz. Për ide ka vetëm sharjet. Opozitën nuk e zgjedhim pa kushte por na jepet nga pakica. Por jemi gati të ulemi të diskutojmë me opozitën. Por jo të pranojmë se zërat mediatikë dhe militantët mund të vendosin se kush është mazhoranca dhe opozita”-deklaroi Rama.