Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të parë pas lënies së mandateve të opozitës e ka cilësuar këtë akt si të paprecedentë i cili nuk është parë në asnjë vend të demokracive perëndimore dhe ato hibride.
“Përtej konfliktit që synon përçarjen e zgjedhësve duke nxitur dhunën duhet të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë duke filluar nga vetja.
Opozita ka konsumuar një akt të paparë në vendet me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri në ato hibride. Jam zgjedhur dy herë kryeministër, njëherë me koalicion dhe një herë me opozitën pasi iu dhanë të gjitha portofolet e rëndësishme”-deklaroi Rama.