Ndërsa rruga para parlamentit është mbushur plot nga mijëra protestues të revoltuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, reagon zëvendësi i kryeministrit, Erion Braçe. Rama është larguar drejt Gjirokastrës duke i lënë barrën e reagimit zëvendëskryeministrit.
“Dy hapa pas nuk do i bëjmë kurrë”, shkruan Braçe këtë të enjte.
“Gjithçka per; Demokracine, Lirine, Voten e Qytetareve dhe Ligjin ne kete vend!
Gjithcka per; Drejtesine e Re, funksionale e te barabarte per te gjithe!
Ose te barabarte si qytetare ne te drejta e para ligjit,Ose pabarazia do vijoje te shkaterroje Demokracine. Qetesi, Durim, Ligj sot!”, shkruan Braçe.
Sot maxhoranca ka anuluar seancën parlamentare, ndërsa deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve të tyre.