Tre prokurorë të tjerë i janë bashkuar kandidatëve që kanë aplikuar tashmë për të qenë pjesë e SPAK-ut.
Ditën e sotme, që është edhe e fundit për të kandiduar, listës i janë bashkuar Irena Nino (Vujoshi), anëtare e përkohshme pranë Komisionit të Monitorimit te Reformës në Drejtësi.
Manjola Kajana, është Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, kurse Ndini Tavani, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
SPAK do përbëhet gjithsej nga 15 anëtarë ndërsa deri tani kanë aplikuar 26 prokurorë.