Vendosni fjalën kyçe....

Andi Bejtja del nga vetja, përplas shishen e ujit në studio: Më çatë b*thën! (VIDEO)


Në studiot televizive shqiptare ndodh rëndom që të ftuarit në panel nuk i lënë radhë njëri-tjetrit për të folur.

Me një situatë të tillë është përballur mbrëmjen e kaluar gazetari Andi Bejtja i cili nuk e ka përmbajtur dot veten por ka shpërthyer keq, duke përdorur fjalë të papërshtatshme për në ekran si dhe duke përplasur një shishe uji në studio.

Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, ndërkohë që ai fliste ndërhyri Iris Luarasi dhe Bejtja në këto momente shpërthen: “Po lejeni mu*in mo, na çatë b*thën mo tashi. S’flas dot një llaf. Ouuu.”

Bejtja po fliste për djegien e mandateve nga opozita dhe çfarë pritet të ndodhë në vazhdim në momentin kur Luarasi e ndërpreu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *