Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mesazh ndërkombëtarëve, flet dhe për zgjedhjet e parakohshme


Ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje ndërkombëtarëve që të shohin realitetin shqiptar që sipas tij nuk korrespondon me atë që u dërgon qeveria në raporte. Sipas Berishës, diplomatët e huaj kanë qëllime të mira kur i kritikojnë për vendimin e djegies së mandateve, por shton se ky vendim është diktuar nga rrethanat e jashtëzakonshme. 

“Në mënyrë të padiskutueshme, asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një vendim të tillë por në këtë rast unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është veprim që ka një qëllim të vetëm: ‘Mospranimin për të qenë fasadë e të keqes dhe dalje në shesh-betejë për të mbrojtur atë vlerë që kanë shoqëritë e mira’.

U bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin këtu në Shqipëri në Tiranë dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm se ajo që mund të kenë në dosjet e tyre në tavolinë.

Po unë po them këtë, meqenëse e do në këtë mënyrë, janë dy raporte të KE që nuk i japin Shqipërisë hapje të negociatave, i caktojnë 13 kushte. Nuk besoj se Këshilli i ministrave e pa me inat Shqipërinë por e pa se realiteti nuk është ai që paraqitet në raporte. Kanë vetëm qëlime të mira, s’kanë qëllime të këqija, por të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër. Dorëzimi i mandateve në Shqipëri është për diçka të jashtëzakonshme, por në mënyrë absolute është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.”, tha Berisha.

Ish-kryeministri i cili ndodhej në një ekspozitë të Avni Delvinës, tha gjithashtu se opozita po përgatitet për zgjedhjet lokale, por pa Ramën kryeministër.

“Opozita po përgatitet intensivisht për zgjedhjet lokale, por zgjedhje me kryeministër Edi Ramën, nuk do të ketë më në Shqipëri. Ju garantoj!

Unë kam dhënë dorëheqjet e mira, por Rama është kufomë politike, duhet të largohet nga skena se do ta përzënë në mënyrën më të paimagjinueshme, i them imagjinata e njerëzve sot është e jashtëzakonshme, ka 6 vite që poshtëron shqiptarët, vjedh e lidhet me krimin, tani ik, ik dhe vetëm ik“, tha Berisha.

Berisha ndër të tjera, i është drejtuar me një mesazh edhe socialistëve të cilëve u ka kërkuar t’i thërrasin mendjes dhe të largojnë Edi Ramën nga pushteti.

“Zhgarravitësi i droguar i pikturës shqiptare siç e shifni nuk ka më ekspozita, ekziston një galeri e cila mund të bëjë gjithçka tjetër por nuk guxon të hapë ekspozita, sepse zhgarravitësi mendon se vetëm zhgarravinat e tij mund t’i paraqesë për art dhe nuk mund të konkurrohen.

Por çdo gjë e ka një fund dhe ky fund është i afërt. U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti mbasi e them abolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e fuqishme.

Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datën 16 dhe dje, atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990 dhe 1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës.

Në këto kushte u bëj thirrje socialistëve mos e nënvlerësohni situatën sepse ndëshkimi mbarëpopullor për Edi Ramën po vjen dhe do të jetë i sigurtë sdhe tepër i rëndë. Ndaj t’u thërrasin mendjes ata, të mos lejojnë përshkallëzimin sepse ky është revolucion, i filluar nga studentët. Duhet ta pranoj, studentët kanë meritë historike sepse guxuan dhe mbushën sheshin, në çdo sallë e zbërthyen, e nxorrën lakuriq të ziun, më zi se në plazhet e botës. Tani e kanë marrë fjalën qytetarët nga mbarë Shqipëria. U bëj thirrje dhe mediave, sepse çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik kombëtar.”, shkruan Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *