Berhan Bajrakurtaj, polici i arrestuar për “ngacmim seksual”, në Malësi të Madhe, ka mbërritur këtë mëngjes në Gjykatën e Shkodrës me autoambulancë.
Kjo pasi ai raportohet të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Ditën e sotme, pritet të kryhet rivlerësimi për masën e sigurisë edhe pse nuk e ka pranuar akuzën që rëndon ndaj tij.
“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur”, ka thënë në sallën e gjyqit ku u njoh me masën e sigurisë Berhan Bajrakurtaj.
Më 14 shkurt, Gjykata e Shkodrës vendosi për 30 ditë burg për Bajrakurtën, deri sa të dalë denoncuesi për policin që u filmua teksa masturbohej.
Për efektivin Bajrakurtaj pritet dëshmia e denoncuesit (nëse ka), por ende nuk ka rezultuar një i tillë. Edhe pse rasti është publikuar në të gjitha mediet, ende nuk ka dalë denoncuesja që Bajrakurtaj akuzohet se ia ka dërguar atë video. Fillimisht video qarkulloi e komentuar si shantazh që Bajrakurtaj po i bënte një të miture, pistë që nuk është vërtetuar ende.