Një ditë pas dorëzimit të mandateve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Vienë në një takim të zhvilluar nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSCEPA).
Basha ka takuar atje presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm.
Në një postim në llogarinë zyrtare në twitter, të OSCEPA-së, thuhet se Basha është i ftuari special, i cili do të flasë për situatën shqetësuese në Shqipëri, lidhur me protestat kundër qeverisë.
” Në European Peoplee’s Party dhe OSCEPA kishim si mysafir të veçantë Lulzim Bashën, i cili raporton mbi situatën shqetësuese në Shqipëri, demonstratat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet demokratike”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë protestës së thirrur para Parlamentit, deputetët e opozitës me në krye Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, dorëzuan mandatet në Kryesinë e Kuvendit.