Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e mandateve, reagon Soreca: Ky vendim minon futjen e Shqipërisë në BE, presim dialog


Reagon ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, pas djegies së mandateve dhe protestës së opozitës.

Luigi Soreca, duke thënë se e kanë shprehur qëndrimin e tyre për këtë vendim, shprehet se dorëzimi i mandateve nga deputetët e opozitës është një gjendje kundërproduktive.

“Ky vendim minon futjen e Shqipërisë në BE”, thekson Soreca.

“Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti…Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe ky vendim e minon ketë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE… Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këte situatë.”, u shpreh Soreca.

Dy ditë më parë shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini dhe komisioneri Hahn, kanë bërë një deklaratë të përbashkët për protestën e sotme.

Ata bënë thirrje që protesta të ishte paqësore, ashtu siç ndodhi ndërsa ritheksuan se vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet pengon funksionimin e demokracisë dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Në fund ata i bënë thirrje qeverisë dhe opozitës të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *