Vendosni fjalën kyçe....

E akuzoi për plagjiaturë, Argita Malltezi i përgjigjet Taulant Mukës: Ky artikull s’është i imi!


Pedagogia Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali  Berisha ka reaguar pas publikimit të Taulant Mukës, i cili e akuzon atë për plagjiaturë. Malltezi shprehet se artikulli i publikuar nga Muka nuk është fare i saji ndërsa shton se kjo mund të vërtetohet në dosjen që ndodhet në Ministrinë e Arsimit.

Malltezi shton se kërkimet e Mukës bëhen për llogari të personave të tretë.

“Taulant Muka ka bërë zbulimin se një artikull që mban emrin tim, i botuar në vitin 2011 është plagjiaturë e artikullit të një punimi tjetër. Sqaroj publikun se:

Artikulli në fjalë nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron si autor i dytë. Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listen e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë. Në botimet e mia të dorëzuara për marrjen e titujve, përveç artikujve të botuara në revista vendase dhe ndërkombëtare janë edhe disa libra, të cilat janë pjesë e fondit të bliblotekave vendase dhe të huaja, përfshirë Library of Congress.

Nëse z.Muka do të kishte integritet kërkimor, vulën e të cilit pretendon se mban në Shqipëri, do të kishte marrë mundimin të kontaktonte me autorët të cilëve u përmend emrin për të pyetur nëse kanë shkruar një shkrim të tillë. Por mesa duket shërbimet që Muka kryen për llogari të të tjerëve janë më afër mendjes së tij sesë kërkimi shkencor pranë zemrës.”, shkruan Malltezi.

Muka pak orë më parë publikoi një artikull që sipas tij mbante emrin e Argita Berisha Malltezi dhe ishte një kopje origjinale e një punimi të Universitetit të Vlorës. 

Argita (Berisha) Malltezi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *