Është hedhur shorti i 1/8-ve të Ligës së Europës. Anglezët e Çelsit duhet të udhëtojnë drejt Kievit për tu ndeshur me Dinamon në ndeshjen e vajtjes, duke qenë favoritë për sa i përket kualifikimit në çerekfinale.
Detyrë disi më e lehtë për Interin, që do të ketë përballë gjermanët e Frankfurtit.
Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, të gjitha çiftet janë deri diku të ekuilibruara dhe me pak përjashtime, të gjitha ekipet kanë mundësi të mira kualifikimi.
Benfika ndeshet me Dinamo Zagrebin, Napoli përballet me Salcburgun, kurse Valencia, Sevilja, Arsenali dhe Zeniti kanë mision më të lehtë në letër.
Shorti i plotë
Chelsea – Dynamo Kiev
Frankfurt – Inter
Dinamo Zagreb – Benfica
Napoli – Salzburg
Valencia – Krasnodar
Sevilla – Slavia Prague
Arsenal – Rennes
Zenit – Villarreal