Vendosni fjalën kyçe....

I besuari i Lefter Kokës drejt emërimit në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve


Alqi Bllako dhe Lefter Koka

Emri i Alqi Bllakos, të besuarit të Lefter Kokës po lakohet tavolinave të negociatave për të drejtuar Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, shkurt e njohur si AKUK.

Bllako ka mbajtur dy detyra të rëndësishme së fundmi.

Së pari ai ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur Koka ka qenë ministër i këtij institucioni, ndërsa më pas është pozicionuar si sekretar në Presidencë.

“Hashtag.al” mëson se Bllako u largua nga Presidenca disa muaj më parë, pasi priste të merrte një angazhim të ri në projektin “TAP”, hap që nuk u finalizua.

Me sa duket, lëvizja më e re, po e çon drejt finalizimit në krye të këtij insitucioni të rëndësishëm, ndërsa Koka ka qenë në qendër të opinionit publik këto kohë për refuzimin që i bëri dorëzimit të mandatit të tij si deputet./Hashtag.al

Alqi Bllako


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *